Armando Sadiku: Futbollist i mbyll karrierën, por emri i tij do të mbetet në historinë e Kombëtares
Armando Sadiku, një nga futbollistët më të njohur shqiptarë, ka vendosur të mbyllë karrierën e tij si futbollist profesionist në moshën 35-vjeçare. Sadiku ka shpallur se do të vazhdojë karrierën e tij si drejtor sportiv në klubi zviceran Bellinzona.

Armando Sadiku, një nga futbollistët më të njohur shqiptarë, ka vendosur të mbyllë karrierën e tij si futbollist profesionist në moshën 35-vjeçare. Sadiku ka shpallur se do të vazhdojë karrierën e tij si drejtor sportiv në klubi zviceran Bellinzona.
Sadiku është një nga futbollistët më të njohur shqiptarë, i cili ka shënuit një nga momentet më të rëndësishme të historisë së futbollit shqiptar. Më 19 qershor 2016, në ndeshjen kundër Rumanisë në Europianin e Francës, Sadiku shënuit golin që i dha Shqipërisë fitoren 1-0, të parën dhe deri tani të vetmen në fazën finale të një Kampionati Europian.
Goli i tij në minutën e 43-të nuk solli vetëm tri pikë. Ai shënuit edhe një moment historik për Kombëtaren shqiptare, e cila mori pjesë për herë të parë në një turne madhor ndërkombëtar.
Sadiku kishte dhënë kontributin e tij edhe gjatë eliminatoreve të Euro 2016, përfshirë ndeshjen kundër Armenisë, në rrugëtimin që përfundoi me kualifikimin historik të Shqipërisë në Francë.
Gjatë karrierës me fanellën kuqezi, sulmuesi regjistroi 38 paraqitje dhe 12 gola, duke qenë pjesë e brezit që arriti kualifikimin e parë të Shqipërisë në një Kampionat Europian.
Por largimi nga futbollli i luajtur nuk do të thotë shkëputje nga ky sport. Sadiku do të marrë detyrën e drejtorit sportiv të Bellinzona, klubi zviceran ku do të vazhdojë karrierën, këtë herë jashtë fushës.