VIDEO/ Pas më shumë se një muaji i bllokuar në kanal, shpëtohet peshkaqeni në Korenë e Jugut, pamjet bëhen virale
Peshkaqeni, i cili u pagëzua me nofkën “Bukangi”, sipas emrit korean të portit verior të qytetit, kishte tërhequr vëmendjen e banorëve dhe vizitorëve që prej mesit të shtatorit, kur u vu re për herë të parë në ujërat e kanalit të ngushtë. Gjatë gjithë kësaj kohe, ai kishte qëndruar në të njëjtin zonë, duke notuar ngadalë dhe shpesh në rrathë, ndërsa pendët i dilnin herë pas here mbi sipërfaqen e ujit.

Peshkaqeni, i cili u pagëzua me nofkën “Bukangi”, sipas emrit korean të portit verior të qytetit, kishte tërhequr vëmendjen e banorëve dhe vizitorëve që prej mesit të shtatorit, kur u vu re për herë të parë në ujërat e kanalit të ngushtë. Gjatë gjithë kësaj kohe, ai kishte qëndruar në të njëjtin zonë, duke notuar ngadalë dhe shpesh në rrathë, ndërsa pendët i dilnin herë pas here mbi sipërfaqen e ujit.
Mediat e huaja raportojnë se, qëndrimi i zgjatur në kanal shkaktoi shqetësim të ekspertëve, të cilët paralajmëruan për rreziqet që mund të kanoreshin peshkaqenit. Sipas vlerësimeve, nuk kishte shenja të qarta se ai ishte ushqyer gjatë periudhës së izolimit, ndërsa ulja gradual e temperaturës së ujit shtonte rrezikun për shëndetin e tij.
Autoritetet kishin tentuar ta nxirrnin në det të hapur më 29 shtator dhe më 2 tetor, por të dyja përpjekjet kishin dështuar. Në operacionet e mëparshme u përdoren varka dhe rrjeta, por peshkaqeni arriti t'u shmangej varkave dhe të kalonte mbi pengesat e vendosura në kanal.
Në përpjekjen e tretë, të zhvilluar të martën, ekipet e shpëtimit ndryshuan strategji, duke përdorur një platformë të madhe lundruese për ta drejtuar gradualisht peshkaqenin drejt daljes së kanalit. Punonjësit në platformën përdorën rrema për të orientuar lëvizjen e tij dhe për ta penguar të kthehej pas. Ndërkohë, dhjetëra persona të tjerë të vendosur në të dyja anët e kanalit rroqën litarë për të zhvendosur strukturën.
Operacioni u ndoq nga qindra qytetarë, të cilët u mblodhën përgjatë brigjeve për të parë përpjekjet e shpëtimit. Ekipet arritën ta zhvendosnin platformën rreth një kilometër, duke vendosur edhe rrjeta shtesë për të parandaluar kthimin e peshkaqenit në pjesën e brendshme të kanalit.
Pasi arriti në dalje, peshkaqeni qëndroi për pak kohë në zonë, përpara se të drejtohej përfundimisht drejt detit të hapur. Përfundimi me sukses i operacionit u njoftua nga kryetari i bashkisë së Busanit, Chun Je-soo, i cili falënderoi qytetarët për interesimin dhe vëmendjen e treguar gjatë gjithë periudhës që peshkaqeni qëndroi i bllokuar. Shpëtimi i “Bukangit” u kthye në një ngjarje që tërhoqi vëmendjen e publikut, ndërsa pamjet e operacionit të pazakontë u shpërndanë gjerësisht në internet.