"Unioni Turistik Shqiptar: Drejtuesit e shtetit të shmangin retorikën nxitëse"
Unioni Turistik Shqiptar ka bërë një reagim për protestat e studentëve dhe të rinjve që po zhvillohen në Tiranë dhe disa qytete të tjera të vendit. Ata i bëjnë thirrje protestuesve të ruajnë karakterin paqësor të tyre dhe të distancohen nga çdo veprim që cenon sigurinë e qytetarëve dhe të mos demtojnë bizneset private.
Unioni Turistik Shqiptar ka bërë një reagim për protestat e studentëve dhe të rinjve që po zhvillohen në Tiranë dhe disa qytete të tjera të vendit. Ata i bëjnë thirrje protestuesve të ruajnë karakterin paqësor të tyre dhe të distancohen nga çdo veprim që cenon sigurinë e qytetarëve dhe të mos demtojnë bizneset private.
Shqetësimet e studentëve janë edhe shqetësimet tona, pasi ky sektor ka nevojë për të rinj të kualifikuar, të cilët të shërbejnë kësaj industri dhe të mos detyrohen të emigrojnë jashtë vendit, por të qëndrojnë në Shqipëri dhe të shërbejnë kësaj industri, e cila siguron të ardhura për dhjetëra mijëra familje.
Zhvillimet e ditëve të fundit, veçanërisht pamjet e dhunës dhe pasigurisë që përcillen në mediat ndërkombëtare, rrezikojnë të ndikojnë negativisht në imazhin e vendit, në besimin e turistëve dhe në marrëdhëniet me operatorët e huaj, me të cilët kemi ndërtuar një partneritet të besueshëm. Këta operatorë, mbi të gjitha, e kanë vlerësuar Shqipërinë për mikpritjen dhe sigurinë.
Për këto arsye, Unioni Turistik Shqiptar u bën thirrje institucioneve shtetërore dhe drejtuesve të shtetit që të shmangin retorikën nxitëse dhe të krijojnë hapësirë për dialog, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje e negociuar për të ndaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës. Qëllimi është të rikthehet normaliteti dhe të shmangen pasoja edhe më te rënda për njerëzit dhe ekonomisë.
Dënojmë çdo përdorim të pajustifikuar apo joproporcional të forcave nga strukturat policore ndaj protestuesve dhe theksojmë se garantimi i rendit publik nuk mund të shërbejë si justifikim për cenimin e integritetit fizik, dinjitetit dhe të drejtave themelore të qytetarëve dhe, mbi të gjitha, për rrezikimin e jetës së protestuesve.
Unioni Turistik Shqiptar apelon për përgjegjësi dhe vetëpërmblidhje, të cilat do të ndihmojnë në uljen e tensioneve. Natyrisht, në këtë rast, qeveria duhet të hapë rrugën e dialogut. Por edhe studentët duhet të zgjedhin përfaqësuesit e tyre, me të cilët të negociohet.
Zëri i të rinjve duhet të degjohet me seriozitet dhe respekt nga institucionet shtetërore, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje e negociuar për të ndaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.