Rama i kthen reston Erdoganit, aktivistja Julide Yazici do të ekstradohet në Turqi
Aktivistja turke Julide Yazici, e cila pretendon se është viktimë e përndjekjes politike për shkak të qëndrimeve të saj kundër presidentit Recep Tayyip Erdogan, do të ekstradohet në Turqi. Gjykata e Tiranës ka vendosur ekstradimin e saj drejt Turqisë, ku ajo është dënuar për "lidhje me një organizatë terroriste". Julide Yazici është një filozofe dhe ish-studente e Universitetit Boğaziçi në Stamboll, e cila ka marrë pjesë në protestat e Gezi Parkut në vitin 2013 dhe ka mbështetur politikisht të majtën. Ajo pretendon se përndjeket politikisht për shkak të qëndrimeve të saj kundër qeverisë së Erdoganit.

Vendimi i gjykatës shqiptare e vendos në qendër të vëmendjes marrëdhënien mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit turk. Çështja merr një peshë të veçante edhe për shkak të kohës kur është marrë vendimi: vetëm dy ditë pas mbërritjes në Tiranë të dy automjetëve ujëhedhëse TOMA, të transportuara nga Forcat Ajrore Turke në një periudhë protestash të forta kundër qeverisë shqiptare.
Julide Yazici është një shtetas turke që kundërshton politikisht qeverinë e Erdoganit dhe që e konsideron dënimin e saj në Turqi pjesë të përndjekjes për bindjet politike. Autoritetet turke, nga ana tjetër, e akuzojnë për lidhje me një organizatë terroriste. Pikërisht kjo përplasje mes akuzës penale dhe pretendimit për përndjekje politike qëndron në thelb të çështjes.
Rasti ngre pyetje për garanci që duhet të ofrojë Shqipëria përpara kthimit të një personi në një shtet ku ai pretendon se rrezikon përndjekje për bindjet e tij.