Rudina Hajdari thirr studentët të pranojnë ftesën e Ramës për dialog
Ish-deputetja e PD-së, Rudina Hajdari, ka thirrur studentët të pranojnë ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke theksuar se duhet të zhvillohet në mënyrë transparente.

Ish-deputetja e PD-së, Rudina Hajdari, ka reaguar përmes një postimi në Instagram për protestat e dhunshme duke u kërkuar protestuesve të pranojnë ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog.
Ajo ka ndarë një foton e atit të saj, Azem Hajdarit, me rinjtë e tjerë në dhjetor të vitit 1990, në një takim me Ramiz Alinë. Hajdari shpreh se në rast të tillë, ajo do të ishte e para që do ta pranonte ftesën për dialog, por thekson se duhet të zhvillohet në mënyrë transparente.
“Uluni në dialog, por me transparencë, jo pas dyerve të mbyllura. Mos i humbni këto mundësi! Unë do të ulesha e para në ato karrige dhe do të përballesha drejtpërdrejt me Ramën. Ai nuk ka si të mbrohet përballë argumenteve tuaja. I keni të gjitha argumentet për të arritur maksimumin e kërkesave tuaja. Nuk ka njeri me trim se Azem Hajdari, edhe ai u përballe diktaturës. Nëse nuk uleni ju, dikush tjetër do ta bëjë dialogun në kurrizin tuaj. Shumica fërkojnë duart natën për një llojmë dhe bëjnë sikur u qan zemra ditën”, thotë Hajdari.