Pamje të rënda në protestat studentore në Tiranë
Protestat studentore në Tiranë kanë marrë një turne të rëndë, me të rinjtë qëlluar me plumba gome në disa pjesë të trupit. Gjykata e Tiranës ka vendosur ekstradimin drejt Turqisë të një 32-vjeçare, ndërkohë që studentët dhe pedagogët kanë vazhduar protestën në kryeqytet.

Pamje të rënda janë publikuar nga protesta studentore në Tiranë. Siç shihet edhe në video, një i ri nga Tiranë raportohet se është qëlluar ditën e djeshme me plumba gome nga efektivët e policisë. Ai ka marrë plagë të shumta në trup, duke u lënduar në pjesën e gjoksit, krahëve dhe shpinës. Gjatë protestës, policia ka qëlluar disa herë me plumba gome drejt protestuesve, duke u shkaktuar plagë në trup. Të rinjtë janë qëlluar edhe në pjesën e ballit, qafës, gjoksit dhe pjesë të tjera të trupit. Pavarsisht se Protokolli i përdorimit të plumbave të gomës thekson se me to mund të qëllohet vetëm në distancë të largët dhe duke shënjestruar këmbët, efektivët tanë i kanë qëlluar protestuesit nga koka deri tek këmbët duke u rrezikuar jeten. Zanafilla e protestës studentore, e cila është shoqëruar me revolta të ashpra nuk ishte një shpërthim i rastëshëm. Ajo erdhi si rezultat i një pakënaqësie të akumuluar prej kohësh nga të rinjtë, që kanë protestuar prej kohësh, por zëri i tyre me protesta paqësore nuk u dëgjua. Diskutimet për tarifat e studimit, cilësia e mësimdhënies dhe kushtet nëpër konvikte kanë qenë prej kohësh në qendër të ankesave, por siç duket qeveria nuk mendonte se kjo do shpërthente në një lëvizje masive dhe këmbëngulëse. Dita e pare e protestës nisi me modesti, në dukje si një grumbullim i zakonshëm. Një grup i vogël studentësh, të lodhur nga premtimet e pambajtura dhe nga "mbyllja e veshëve" nga institucionet, u mblodhën te Ministria e Arsimit. Me thirrje dhe pankarta të improvizuara, ata shprehën indignjen e tyre. Por ajo që filloi si një zë i vetmuar, shumë shpejt gjeti jehonë. Lajmi u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke frymëzuar qindra të tjerë të bashkoheshin. Brenda disa orësh, numri i protestuesve u rrit ndjeshëm, duke bllokuar qarkullimin në rrugën kryesore dhe duke "shpërthyer" në protesta me revolta të mendha. Të revoltuar, studentët nisën t'i vinin flakën institucioneve shtetërore dhe bankave. Ndërkohë, që tubimet vijonin ato nuk e kanë ndaluar në asnjë moment thirrjen "Rama jepe dorëheqjen".