Deputetja australiane humbet të dyja këmbët pas sulmit me makinë
Deputetja e pavarur australiane Helen Haines, 65 vjeçare, ka humbur të dyja këmbët pasi u godit nga një automjet jashtë zyrës së saj elektorale në qytetin Wangaratta, në shtetin e Viktorias.

Deputetja e pavarur australiane Helen Haines, 65 vjeçare, ka humbur të dyja këmbët pasi u godit nga një automjet jashtë zyrës së saj elektorale në qytetin Wangaratta, në shtetin e Viktorias. Policia dyshon se bëhet fjalë për një sulm të qëllimshëm, ndërsa një 43-vjeçar është arrestuar dhe përballet me disa akuza penale.
Sipas raportimeve të mediave të huaja, ngjarja ndodhi të hënën, më 19 tetor, rreth 240 kilometra në verilindje të Melburnit. Haines u transportua me urgjencë në një spital në Melburn, ku iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale. Fillimisht, mjekët amputuan këmbën e saj të majtë, ndërsa më pas u detyruan të hiqnin edhe këmbën e djathtë, pasi nuk arritën ta shpëtonin.
Në një deklaratë për mediat, bashkëshorti i deputetes, Phil Haines, konfirmoi rendesinë e plagëve të marra nga gruaja e tij, por theksoi se ajo ka mbijetuar dhe se gjendja e saj është e qëndrueshme, sipas vlerësimit të tij. Ai u shpreh se rruga drejt rikuperimit do të jetë e gjatë dhe e vështirë, por familja beson te forca e saj për ta përballe këtë periudhë. Phil Haines falenderoi gjithashtu ekipet mjekësore dhe qytetarët që kanë shprehur solidaritetin e tyre.
I dyshuari, Brendan Nugent, 43 vjeçar, u paraqit të mërkurën para gjykatës në Wangaratta. Ai akuzohet, ndër të tjera, për drejtim të rrezikshëm të automjetit që ka shkaktuar lëndime të renda, shkaktim të qëllimshëm të lëndimeve të renda dhe dëmtim të një zyrtari publik federal.
Mesohet se, ndaj tij janë ngritur edhe akuza të tjera, ndërsa policia nuk ka përjashtuar mundësinë e shtimit të akuzave gjatë hetimit. I dyshuari nuk kërkonte lirimin me kusht dhe çështja pritet të rikthehet në gjykatë më 4 shkurt të vitit të ardhshëm.
Autoritetet po hetojnë rrethanat dhe motivin e mundshëm të ngjarjes. Sipas raportimeve të mediave australiane, familjarët e tij kanë deklaruar se ata e njihnin prej më shumë se 20 vitesh deputeten, duke e cilësuar atë që ndodhi si një ngjarje tronditëse dhe të pamagjime.