Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrës bëhen simboli i ironisë në rrjetet sociale
Ftesa e Kryeministrit Edi Rama për dialog me protestuesit është ndezur në rrjetet sociale me meme dhe ironi. Pamjet e karrigeve të hedhura dhe të thyera, së bashku me shkrimin "Dialog", kanë pushtuar mediat.

Ftesa e Kryeministrit Edi Rama për dialog me protestuesit ka ndezur rrjetet sociale me meme dhe ironi. Ditën e djeshme, Kryeministri u shfaq i "gatshëm" për tu ulur në bisedime me protestuesit, duke vendosur karrige me mbishkrimin “DIALOG” përpara godinës së Kryeministrisë. Por përgjigjja e protestuesve ishte e qartë: dorëheqje dhe refuzim i ftesës për dialog.
Pamjet e karrigeve të hedhura dhe të thyera, së bashku me shkrimin "Dialog", kanë pushtuar mediat këto dy ditë. Në disa prej memeve, Rama shfaqet me kryedemokratin Sali Berisha, e në disa të tjera Kryeministri është përballë kompozitorit Adi Hila.
Zanafilla e protestës studentore, e cila është shoqëruar me revolta të ashpra, nuk ishte një shpërthim i rastëshëm. Ajo erdhi si rezultat i një pakënaqësie të akumuluar prej kohësh nga të rinjtë, që kanë protestuar prej kohësh, por zëri i tyre me protesta paqësore nuk u dëgjua. Diskutimet për tarifat e studimit, cilësinë e mësimdhënies dhe kushtet nëpër konvikte kanë qenë prej kohësh në qendër të ankesave, por siç duket qeveria nuk mendonte se kjo do shpërthente në një lëvizje masive dhe këmbëngulëse.
Dita e pare e protestës nisi me modesti, në dukje si një grumbullim i zakonshëm. Një grup i vogël studentësh, të lodhur nga premtimet e pambajtura dhe nga "mbyllja e veshëve" nga institucionet, u mblodhën te Ministria e Arsimit. Me thirrje dhe pankarta të improvizuara, ata shprehën indignjen e tyre. Por ajo që filloi si një zë i vetmuar, shumë shpejt gjeti jehonë. Lajmi u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke frymëzuar qindra të tjerë të bashkoheshin. Brenda disa orësh, numri i protestuesve u rrit ndjeshëm, duke bllokuar qarkullimin në rrugën kryesore dhe duke "shpërthyer" në protesta me revolta të mendha. Të revoltuar, studentët nisën t'i vinin flakën institucioneve shtetërore dhe bankave. Nderkohë, që tubimet vijonin ata nuk e kanë ndaluar në asnjë moment thirrjen "Rama jepe dorëheqjen".