"The Times" tërhiqet nga akuzat për pagën dhe pronat e Infantinos, i kërkon falje publike presidentit të FIFA-s
Gazeta britanike "The Times" ka tërhequr dy pretendimet kryesore të raportimit të saj për presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, duke pranuar se pretendimet për një pagë të dytë të deklaruar dhe për pronën në Miami nuk qëndronin.

Gazeta britanike "The Times" është detyruar të korrigjojë publikisht raportimin e saj për presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, duke pranuar se pretendimet për një pagë të dytë të deklaruar dhe për pronën në Miami nuk qëndronin. Në korrigjimin publik, gazeta pranon se lajmi i botuar më 13 tetor 2026 për një pagë të dytë që Infantino dyshohej se merrte nga FIFA ishte i pasaktë. Presidenti i institucionit më të lartë të futbollit botëror nuk ka marrë asnjë pagë të dytë.
Gazeta ka tërhequr edhe pretendimin se Infantino kishte blerë një pronë në Miami, duke sqaruar se as ai dhe as familjarët e tij nuk kanë lidhje pronësore apo kontrolli me kompaninë Shadi LLC. Pranojnë gjithashtu se z. Infantino nuk ka blerë asnjë pronë në Miami, siç kemi raportuar. As ai dhe as familja e tij nuk janë pronarë ligjorë ose përfitues të Shadi LLC dhe nuk ushtrojnë asnjë kontroll mbi këtë kompani.
FIFA ka pranuar faljen publike të gazetës britanike, ndërsa ka kërkuar që mediat të tregojnë përgjegjësi në publikimin e informacioneve dhe të verifikojnë me kujdes burimet përpara se të bëjnë publike pretendime që mund të demtojnë reputacionin e individëve dhe institucioneve. Me këtë korrigjim, "The Times" ka tërhequr dy pretendimet kryesore të raportimit të saj të 13 tetorit, si ato për pagën e dytë të Infantinos, ashtu edhe ato për pronën në Miami. Vetë gazeta ka pranuar pasaktësitë dhe ka kërkuar falje për publikimin e tyre.