Tensionohet situata në bulevard, protestuesit hedhin molotovë drejt kryeministrisë
Situata është tensionuar në bulevardin e kryeqytetit, ku protestuesit kanë nisur sulmet kundër Kryeministrisë. Pas 3 orëve e gjysëm në qetësi, rreth orës 18:00, protestuesit kanë nisur të hedhin molotovë drejt Kryeministrisë. Kjo është ditën e nëntë e protestës, e cila u iniciua nga studentët dhe më pas u bashkëngjitën edhe pedagogët dhe qytetarë të tjerë.

Sot, pedagogët i kanë bashkuar protestuesit dhe u mbledhën para Kryeministrisë, por nuk u pranua shtrirja e dorës për dialog nga Edi Rama. Në shenjë revolte, ata larguan dhe hodhën karriget e vendosura në shesh. Mësimi është bojkotuar në Korçë dhe pjesërisht në Tiranë dhe Korçë, por nuk ka pasur incidente. Deri në orën 16:00, nuk është shënuar asnjë incident, as nga ana e protestuesve dhe as nga ana e policisë.