Armando Sadiku: Ish-sulmuesi i kombëtares mbyll karrierën si futbollist profesionist
Armando Sadiku, një nga sulmuesit më të shquar të kombëtares shqiptare, ka njoftuar mbylljen e karrierës së tij si futbollist profesionist.

Armando Sadiku ishte një nga më të mirët në futbollin shqiptar. Ai ishte një sulmues i shquar i kombëtares shqiptare dhe një nga pikët më të rëndësishme të ekipit. Sadiku shënoi edhe golin parë të Shqipërisë në një Europian, duke i dhënë fitoren e parë dhe të vetme kombësrisë. Ai luajti për disa klube të njohura në Evropë dhe jashtë saj, duke përfshirë Lokarno, Lugano, Zyrihun dhe Vaducin në Zvicër, Legian e Varshavës në Poloni, Levanten, Malagën, Las Palmasin e Kartahenën në Spanjë dhe Erzurumsporin në Turqi. Ai gjithashtu luajti për ekipin Bolivar të La Pazit në Bolivi dhe për Baganin dhe Goan në Indi. Sot, në moshën 35-vjeçare, Sadiku ka vendosur të mbyllë karrierën e tij si futbollist profesionist, duke thënë se nuk kishte më fizikun për të vazhduar përpara.