Politikë
Molotovë drejt Kryesisë së Kuvendit dhe Kryeministrisë, policia dhe FNSH në gatishmëri
Protesta e sotme në qendër e ndez ndjeshëm tensionet në drejtim të institucioneve të kryeministrisë dhe Kuvendit.

Grupe të rinjsh kanë hedhur lëndë djegëse dhe bomba molotovë në drejtim të godinës së Kuvendit dhe pranë Kryeministrisë, aty ku janë pozicionuar edhe trupat e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH). Forcat e Policisë shtetërore ndodhen të vendosura pranë të dyja institucioneve kyçe, në gatishmëri të plotë për të ndërhyrë për shpërndarjen e protestuesve dhe garantimin e rendit.