Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës, pas disa orësh qëndrimi përpara Kryeministrisë
Protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, pas disa orësh qëndrimi përpara Kryeministrisë. Studentët, të rinjtë dhe qytetarët kanë lënë hapësirën përpara selisë së qeverisë, duke vijuar protestën me kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protesta e kësaj të meritë nisi rreth orës 11:00, kur pedagogët u mblodhën përpara Kryeministrisë. Më pas, atyre iu bashkuan studentët dhe qytetarë të tjerë, të cilët vijuan tubimin për disa orë. Gjatë pasdites nuk munguan as momentet e tensionit, duke përfshirë hedhjen e gurëve dhe bomba molotov në drejtim të pozicioneve të policisë, duke shkaktuar reagimin e forcave të rendit. Efektivët morën pozicione dhe vunë në lëvizje automjetin ujëhedhës, ndërsa policia përdori ujë në dy raste. Pavarësisht këtyre incidenteve, nuk pati një ndërhyrje të përgjithshme për shpërndarjen e protestuesve dhe situata u qetësua.