Protestuesit thirrën qytetarët për të mblidhur në orën 09:00 para Parlamentit
Protestuesit janë në Sheshin Skënderbej, pasi marshuan që nga Kryeministria, dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama për shkak të akuzave të shumta për korrupsion.

Protestuesit janë aktualisht në Sheshin Skënderbej, pasi marshuan që nga Kryeministria. Një prej protestueseve bëri thirrje që nesër në orën 09:00 të mblidhen përpara Kuvendit. Nesër zhvillohet seanca e radhës. Protesta e fuqishme e studentëve dhe e qytetarëve e anuloi një seancë. Gjatë ditës së sotme dhe të djeshme, edhe pedagogët janë bashkuar me protestuesit. Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, që e akuzojnë se drejton një qeveri të mbushur me skandale të panumërta korrupsioni.