Enis Rexhepi, sulmuesi që ka futur në “hall” Shqipërinë, realizoi dopietë ndaj Atletico-s dhe festoi si CR7
Enis Rexhepi, sulmuesi i Shqipërisë U19, ka realizuar dopietë në një ndeshje kundër Atletico Madridit në UEFA Youth League. Ai ka shënuar dy gola në minutat e 19 dhe 67, duke u bërë një nga golashënuesit më të mirë në kompeticionin evropian.

Enis Rexhepi, sulmuesi i Shqipërisë U19, ka shënuar dy gola në një ndeshje kundër Atletico Madridit në UEFA Youth League. Ai ka shënuar dy gola në minutat e 19 dhe 67, duke u bërë një nga golashënuesit më të mirë në kompeticionin evropian.
Rexhepi ka shënuar fillimisht në minutën e 19-të nga pika e penalltisë, duke festuar me gjestin karakteristik të Cristiano Ronaldos. Në minutën e 67-të, Rexhepi gjeti sërish rrugën e rrjetës, duke kompletuar dopietën personale përballë skuadrës spanjolle.
Me këto dy realizime, Rexhepi ngjitët në kuotën e pesë golave në vetëm tre ndeshje, duke kryesuar renditjen e golashënuesve të UEFA Youth League në këtë fazë të kompeticionit.
Por ndërsa Rexhepi po konfirmonte aftësinë e tij në arenën evropiane, një çështje mbetet e hapur: e ardhmja e tij me fanellën kuqezi. Rexhepi nuk iu përgjigj ftesës së Shqipërisë U19 në grumbullimin e muajit shtator, dhe më pas dolën zëra për një kalim të mundshëm te përfaqësuesja e Kosovës.
Deri tani, as lojtari dhe as federatat përkatësese nuk kanë njoftuar zyrtarisht ndonjë ndryshim të përfaqësueses. Megjithatë, paraqitjet e Rexhepit me Stuttgartin e vendosin sërish në vëmendje çështjen e ardhmes së tij ndërkombëtare. Shqipëria ka në dispozicion një sulmues që po shënon rregullisht në një kompeticion evropian për të rinjtë, por ende nuk ka qartësi nëse ai do të vazhdojë të përfaqësojë kuqezinjtë apo do të zgjedhë Kosovën.