Bejko: Një qeveri serioze s’duhet të reagojë vetëm kur ka dhunë
Analisti Roland Bejko ka komentuar protestat e studentëve dhe reagimin e institucioneve, duke theksuar se studentët kanë të drejtë të ngrihen dhe të kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre.

Analisti Roland Bejko ka thënë se një qeveri serioze duhet t’u përgjigjet edhe protestave paqësore dhe jo të reagojë vetëm kur protestat shoqërohen me dhunë. Ai ka theksuar se problematikat që shfaqen në protesta janë të lidhura edhe me shoqërinë, tregun dhe sistemin, të cilat, sipas tij, ndikojnë në krijimin e këtij kontingjenti. Bejko ka cilësuar atë që ndodhi si një kambanë alarmi dhe ka theksuar se studentët kanë të drejtë të çohen dhe të kërkojnë. Ai ka krahasuar protestat në vendet perëndimore dhe atyre në vendet më pak të zhvilluara dhe ka thënë se, megjithëse mënyra e protestimit mund të ketë ngjashmëri, problematikat janë të ndryshme.