Shehaj publikon dëshmitë e studentëve të dhunuar: Pranoje! Më gjuanin pas koke
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka publikuar dëshmi të reja të studentëve të dhunuar nga forcat e policisë. Studentët kanë raportuar se janë gjuajtur në kokë dhe dhunuar fizikisht, duke u kërkuar të pranojnë se kanë gjuajtur me molotovë në protestë, gjë që ata e mohonin.

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka publikuar disa dëshmi të reja tronditëse nga studentë të shoqëruar në Komisariat dhe të dhunuar nga forcat e policisë. Në videon e publikuar në rrjetet sociale, dëgjohet dëshmia e një djali të ri i cili tregon se është gjuajtur në kokë nga policia dhe se sipas tij ka shenja dhune edhe në trup. Ai denoncon edhe inponimin e forcave policore ndaj të riut për të pranuar se ai ka gjuajtur me molotovë në protestë, gjë të cilën ai e mohon ta ketë bërë.
Studenti tregon se policia e kërkonte që ai të pranojë se ka gjuajtur me molotovë, por ai refuzoi. Ai tha se policia e gjuante në kokën e tij dhe e thoshte "Pranoje" dhe kur ai refuzoi, ata i thanë "I respektoni këta, i bini". Ai u kap dhe u gjuajt mbrapa koke dhe u la me gjak.
Sipas Shehajt, shoqërimi apo arrestimi i të rinjve protestues është bërë pa asnjë provë nga policia. Ai tha se kanë ndaluar dhe kanë arrestuar të rinj dhe të reja që thjesht kanë protestuar në mënyrë totalisht paqësore. I arrestojnë pasi protesta mbaron, i ndjekin nëpër rrugica, i dhunojnë dhe pastaj i sjellin këtu. Pa asnjë provë, në shkelje të ligjit.
Shehaj ka qenë në Komisariatin e Policisë i shoqëruar edhe nga deputeti tjetër i Partisë Mundësia, Erald Kapri, i cili ka treguar rastin e tre djemve të rinj studentë të dhunuar gjithashtu, të cilët kanë rrëfyer edhe presionet për të hapur telefonat dhe për të treguar ato që kishin filmuar.
Deputeti Kapri tha se është rasti i tre djemve të rinj studentë të dhunuar, të cilët kanë rrëmbyer, janë rrahur në furgonë nga Operacionalja. Ata u kanë bërë presion që të tregojnë kodin e telefonit, në mënyrë që të kontrollojnë se çfarë kanë bërë në telefon, kur ata kanë refuzuar i kanë rrahur më shumë. I kanë lënë tani në qeli aty, pa lajmëruar ende familjarët, pa lajmëruar asnjë avokat. Po lajmërojmë ne avokat për ta dhe njëkohësisht po kujdesemi që familjarët të mësojnë të vërtetën dhe të vijnë që të kujdesen për fëmijët e tyre.