LIVE Bayern-Arsenal/ Përmbyset rezultati në “Allianz Arena”, Kane shënon nga pika e bardhë e penalltisë (Video)
Bayern Munich dhe Arsenal përballen sot në një ndeshje të rëndësishme në Champions League. Bayern kërkon të shfrytëzojë avantazhin e fushës për të marrë tri pikët, ndërsa Arsenali synon të konfirmojë ambiciet e tij në arenën europiane.

Bayern Munich dhe Arsenal përballen sot në një ndeshje të rëndësishme në Champions League. Bayern kërkon të shfrytëzojë avantazhin e fushës për të marrë tri pikët, ndërsa Arsenali synon të konfirmojë ambiciet e tij në arenën europiane.
Skuadra gjermane ka treguar forcën e saj në fazën sulmuese, por barazimi spektakolar 3-3 ndaj Viking FK në ndeshjen e fundit europiane ka nxjerrë në pah edhe disa probleme në mbrojtje. Në krahun tjetër, skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta vjen me objektiva të qarta. Arsenali ka nisur mirë aventurën europiane dhe fitorja 3-0 ndaj Lille në ndeshjen e kaluar të Champions League i ka dhënë një tjetër shtysë skuadrës londineze.
Përballja do të jetë gjithashtu një provë e rëndësishme për organizimin taktik të Arsenalit përballë presionit të lartë dhe fuqisë sulmuese të kampionëve gjermanë. Bavarezët do të kenë mungesa të rëndësishme, ndërsa Arsenali synon të shfrytëzojë shpejtësinë në sulm dhe organizimin kolektiv për të vënë në vështirësi prapavijën vendase.
Bilanci i përballjeve direkte në Champions League anon nga gjermanët është në favor të Bayern-it, por Arsenali ka një arsye për të besuar, pasi fitoi 3-1 në Londër në sezonin e kaluar. Sfida në Mynih vjen si një mundësi për Bayern-in për të reaguar dhe për Arsenalin për të dëshmuar se mund të fitojë edhe në një prej stadiumeve më të vështira të Europës.