Aktualitet

Aktivisti Aulon Kalaja: Policët më goditën dhe më shtynë, pasi më kishin ngacmuar dy vajza

1 min leximPublikuar më

Burimi: Dosja ·

Aktivisti Aulon Kalaja ka denoncuar një incident me efektivët e Policisë së Shtetit para Kryeministrisë. Ai thotë se dy vajza që ndodheshin pranë godinës së qeverisë janë përballuar me sjellje tallëse dhe ngacmime nga disa efektivë.

Foto nga burimi: Efektivët ngacmojnë dy vajza te Kryeministria/ Kalaja ndërhyn dhe i filmon: Na goditën me shkopinj gome e na shtynë (VIDEO)

Aktivisti Aulon Kalaja ka denoncuar një incident me efektivët e Policisë së Shtetit para Kryeministrisë. Ai thotë se dy vajza që ndodheshin pranë godinës së qeverisë janë përballuar me sjellje tallëse dhe ngacmime nga disa efektivë.

Kalaja thotë se efektivët e policisë po imitonin tinguj maceje dhe po i përqeshnin të rejat. Ai dhe aktivisti Mariglen Doçi kanë ndërhyrë për t’i mbrojtur vajzat, ndërkohë kanë regjistruar edhe pamjet e incidentit.

Kalaja theksoi se ky veprim është i turpshëm dhe do të bëhet denoncim pranë AMP dhe organeve të tjera për sjelljen e kundërligjshme të punonjësve të policisë.

“Unë ndërhyra sepse policët ngacmuan gocat. Policët bënë si mace, kur 2 protestuese po kalonin. Së bashku me Mariglend Doçin që u godit nga policia në stomak dhe tek brinjët, reaguam dhe i filmuam. Pastaj policia na ndaloi, na rrëmbeu telefonin dhe më goditën e më shtynë. Pas ardhjes së mediave, në mënyrë të çuditshme na liruan. Ia bëra me dije shefit të Komisariatit 1, se ata që ngacmuan vajzat, nuk janë policë, por perversë. Nëser do bëhet kallzim penal për gjithë ngjarjen! Respekte për motrat tonë protestuese. Nuk friksohemi, nuk t’rhiqemi,” tha Kalaja.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.