Vatikani njofton se Papa Leo XIV nuk ka nevojë për trajtim të mëtejshëm për kancerin
Papa Leo XIV nuk ka nevojë për trajtim të mëtejshëm për kancerin, sipas një deklarati të zyrës së Shtypit të Vatikanit. Deklarata konfirmon se rezultatet e ekzaminimeve histologjike dhe testeve biologjike molekulare tregojnë se sëmundja është lokalizuar dhe nuk ka nevojë për trajtim të mëtejshëm.

Zyra e Shtypit e Vatikanit lëshoi një deklaratë të rëndësishme mbi gjendjen e Papa Leos XIV, pas operacionit të 13 tetorit. Deklarata konfirmon se Papa Leo XIV nuk ka nevojë për trajtim të mëtejshëm për kancerin. "Dr. Luigi Carbone dhe Profesor Stefano Margaritora raportojnë se sot përfunduan ekzaminimet përfundimtare histologjike dhe testet e biologjisë molekulare mbi indin e hequr gjatë ndërhynjes kirurgjikale të Atit të Shenjtë. Rezultatet konfirmuan se bëhet fjalë për adenokarcinom pulmonare dhe se sëmundja ishte e lokalizuar. Një vlerësim i mëtejshëm onkologjik konfirmoi se nuk ka nevojë për trajtim të tjetër," thuhet në deklaratë. Papa Leo XIV u largua nga spitali "Gemelli" në Romë më 17 tetor dhe u kthye në Vatikan. Më 21 tetor, ai mbajti audiencën e tij të parë të përgjithshme pas operacionit, duke u shfaqur në gjendje shumë të mirë shpirtërore.