Ronaldo i dërgon mesazh yllit të PSG, Kvaratskhelias, pas lëndimit në ndeshjen kundër Barcelonës
Cristiano Ronaldo i ka dërguar një mesazh motivues Khvicha Kvaratskhelias, pasi futbollisti i Paris Saint-Germainit u lëndua në ndeshjen e së martës kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Gjeorgjiani i PSG-së pritet të mungojë rreth 7-8 muaj pasi ka këputur ligamentin e gjurit (ACL), lëndim i cili është i rendë për një futbollist, por mundësia e rikuperimit është e efektive, ndërsa disa futbollistë janë kthyer në fushë në nivel edhe më të lartë se para lëndimit.
Me përparimin e mjekësisë së sportive dhe përmirësimin e metodave të rehabilitimit, rikuperimi nga lëndime të tillë është bërë më i lehtë. Ronaldo i komentoi fotografitë e gjeorgjianit në Instagram, duke i kujtuar se momentet e vështira janë pjesë e rrugës së një futbollisti dhe se nuk duhet të dyshojë në aftësitë e tij.
“Betejat më vështira në futboll janë shpesh ato që askush nuk i sheh. E di si ndihet kjo, Kvara. Por mos harro kurrë çfarë ka sjellë deri këtu dhe mos lejo që një moment i vështirë të të bëjë të dyshosh se deri ku mund të arrish. Mbaje gjallë atë zjarr. Më mira është ende përpara teje”, shkroi Ronaldo.