Aktualitet
Protesta dhe seanca/ Rrethohet me gardhe metalike Kuvendi, forca të shumta policie
Protesta e studentëve dhe pedagogëve para Kryeministrit vazhdon për të 10-tën ditë, ndërkohë se Kuvendi do të mbledhet për seancë parlamentare.

Sot në orën 10:00 do të zhvillohet seanca parlamentare dhe krahas saj dhe protesta e të rinjve e cila vazhdon prej 10 ditësh. Policia ka marrë masa duke rrethuar Kuvendin me gardhe metalike dhe duke anëzuar në terren forca të shumta policie. Sipas raportimeve rreth 1 mijë policë janë në terren, po ashtu dhe autobote me ujë. Pritet që situata të jetë e tensionuar, me protestën studentore që vijon prej 10 ditësh.