Zëri i Ocasio-Cortez: Qeveria shqiptare të ndalë represionin ndaj protestuesve
Zëri i një deputetit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Alexandria Ocasio-Cortez, ka bërë thirrje për ndalimin e represionit ndaj protestuesve në Shqipëri.

Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga protestat në Tiranë dhe dhunën ndaj protestuesve nga forcat e rendit. Përmes një reagimi, ajo ka bërë thirrje për ndalimin e represionit të dhunshëm ndaj qytetarëve dhe respektimin e lirisë së shprehjes në Shqipëri.
Reagimi vjen, shton ajo, pas shqetësimeve të ngritura nga pjesëtarë të komunitetit shqiptar, të cilët, kanë kontaktuar gjatë javës së fundit për të shprehur frikën për sigurinë e familjarëve të tyre.
“ I bëj thirrje qeverisë shqiptare të ulë tensionet dhe të ndalë represionin e dhunshëm ndaj protestuesve, si dhe të respektojë lirinë e shprehjes së shqiptarëve”, thuhet në deklaratë.
Ky reagim sjell në vëmendje shqetësimet për trajtimin e protestuesve dhe të drejtën e qytetarëve për të shprehur lirshëm qëndrimet e tyre. Thirrja drejtuar qeverisë shqiptare vjen në një moment kur protestat e të rinjve në Tiranë kanë vënë në qendër të debatit publik sjelljen e policisë dhe respektimin e të drejtave themelore.