"Opozita godet tavolinat në Kuvend, deputetët socialistë votojnë me shpejtësi projektligjet
Deputetët socialistë votojnë me shpejtësi projektligjet e rendit të ditës, ndërsa opozita bojkoton votimin dhe godet tavolinat në sallën e Kuvendit.

Deputetët socialistë vijojnë të votojnë me shpejtësi projektligjet e rendit të ditës, ndërsa opozita bojkoton votimin dhe godet pa pushim tavolinat në sallën e Kuvendit. “Ju erdhi fundi!” dhe “Lironi studentët!”, janë disa nga thirrjet e deputetëve të opozitës, shumica e të cilëve janë ngritur pranë foltores. Mes tensioneve ka ndërhyrë edhe Garda. Më herët, në sallë pati përplasje dhe shtyrje mes deputetit demokrat Flamur Noka dhe deputetëve socialistë. Në debat është përfshirë edhe deputeti Luçiano Boçi.