Gerrard: Harry Kane është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave
Ish mesfushori i Liverpoolit, Steven Gerrard, ka deklaruar se Harry Kane është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, duke e vendosur atë më lart se legjendat e futbollit anglez.

Ish mesfushori legjendat i Liverpoolit, Steven Gerrard, ka hapur një debat të madh në futbollin anglez duke thënë se Harry Kane është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave. Gerrard nuk ka kursevë në drejtim të sulmuesit të Bayernit të Mynihut, Harry Kane, që është edhe shënuesi më i mirë në historinë e kombëtares angleze dhe një prej sulmuesve më vendimtarë në futbollin evropian në dekadën e fundit.
Deklaratat e Gerrard gjetën shumë shpejt jehonë në Angli, ku emra të tillë si Bobby Charlton, Gary Lineker, Alan Shearer, Wayne Rooney apo David Beckham zënë një vend të veçantë në çdo debat në lidhje me futbollistët më të mirë anglezë të të gjitha kohërave. Vetë Declan Rice, rivali i Kane në fushë në sfidën e kësaj të mërkure, nuk ka dyshuar në asnjë moment. "Për mendimin tim, është fituesi i qartë -ishin fjalët e Rice- besoj se statistikat e tij flasin vetë. Ky vit ka qenë i jashtëzakonshëm. Sigurisht, që ai konkurron me lojtarë të një niveli botëror. Kur luan me të, e kupton sa futbollist i mirë është. Kur luan kundër tij, shikon sa e vështirë është të përballesh me të".
Në të njëjtën kohë, vetë Gerrard tha qartë në deklaratat e tij. "Pres dhe kryqëzoj gishtat për të, që të marrë vlerësimin që meriton-ishin fjalët e legjendës së Liverpoolit".