Pedagogët marshojnë drejt Kuvendit, i bashkohen studentëve në protesta kundër qeverisë
Pedagogët kanë nisur marshimin drejt Kuvendit për të mbështetur studentët në protesta kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Pedagogët kanë nisur marshimin drejt Kuvendit për të mbështetur studentët në protesta kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Një ditë më parë, pedagogët njoftuan bojkotimin e mësimdhënies në universitetet publike, vendim që do të mbetet në fuqi deri në një njoftim të dytë. Pedagogët kanë vendosur të mos u bashkohen me studentët përpara Kuvendit, por të vijojnë marshimin drejt Kuvendit. Pankartet e tyre mbajnë mesazhe të forta, si “Studentët nuk janë vetëm”, “Kur goditet studenti, goditet e ardhmja”, “Jemi me studentët”, dhe “Mos prekni studentët”. Protesta zhvillohet në ditën e dhjetë të revoltës studentore, ndërsa pedagogët kanë shprehur solidaritetin me të rinjtë dhe kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.