Kongresmeni amerikan Ritchie Torres dënon dhunën ndaj protestuesve në Shqipëri: Veprimet e policisë janë alarmante!
Kongresmeni amerikan Ritchie Torres ka shprehur shqetësimin e tij për shpërthimin e dhunës ndaj protestuesve në Shqipëri dhe ka kërkuar që veprimet e policisë të marrin fund.

Kongresmeni amerikan, demokrati Ritchie Torres, ka shprehur thellësisht shqetësimin e tij për shpërthimin e dhunës ndaj protestuesve në Shqipëri. Ai ka cilësuar veprimet e policisë shqiptare si të papranueshme dhe ka kërkuar që ato të marrin fund. Torres ka theksuar se shqiptarët kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë paqësore dhe se policia duhet të respektojë këtë të drejtë dhe të garantojë zbatimin e ligjit. Ai ka kërkuar gjithashtu uljen e tensioneve për t’i dhënë fund dhunës alarmante.