Aktualitet
GJKKO vendos vijimin e gjyqit Meta-Kryemadhi pa avokatët mbrojtës
Gjykata e Posaçme ka vendosur që procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit të vijojë pa praninë e avokatëve mbrojtës.

Gjykata e Posaçme ka vendosur që procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit të vijojë pa praninë e avokatëve mbrojtës, duke nisur nga data 29 tetor. Avokatët në Gjykatën e Posaçme vazhdojnë bojkotin për shkak të rregullores së re, të cilën ata pretendojnë se e cenon ushtrimin e profesionit të tyre. Sot pritet të zhvillohet gjyqi ndaj ish-bashkëshortëve Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, por mbetet për t’u parë ecuria e procesit në kushtet e bojkotit të avokatëve.