Politikë
Pedagogët marshojnë drejt parlamentit për të u bashkuar me protestuesit
Pedagogët dhe studentët janë mbledhur në Universitetin e Tiranës për të marshuar drejt parlamentit për të u bashkuar me protestuesit.

Një grup të rinjsh po protestojnë pranë godinës së parlamentit në një kohë kur po zhvillohet seanca plenare. Ndërkohë, në godinën e Universitetit të Tiranës, pedagogët dhe studentët janë mbledhur për marshim. Pas një bisede mes tyre, edhe pedagogët kanë vendosur të marshojnë për te parlamenti për t’u bashkuar me pjesën tjetër të protestuesve.