Aktualitet

Egnatia në Conference League/ E pret sfida e vështirë me Danimarkën, arbitra kroatë vendosin drejtësi

1 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Egnatia do të luajë në mbrëmjen e sotme ndeshjen e raundit të dytë të Conference League kundër Aarhus në Danimarkë.

Foto nga burimi: Egnatia në Conference League/ E pret sfida e vështirë me Danimarkën, arbitra kroatë vendosin drejtësi

Skuadra kampione e vendit do të luajë në mbrëmjen e sotme ndeshjen e raundit të dytë të Conference League, atë ndaj Aarhus në Danimarkë ku do të kërkojë të një tjetër rezultat pozitiv pas barazimit në sfidën e parë me skuadrën tjetër daneze Midtjylland. Egnatia nën drejtimin e trajnerit Nevil Dede kreu edhe seancën e fundit stërvitore në Randers Stadion ku fokusi dhe përqendrimi ishte maksimal në prag të kësaj përballjeje. Sfida mes Aarhus dhe Egnatias që do të transmetohet në platformën Digitalb do të gjykohet nga një klasë arbitrare nga Kroacia. Gjyqtar kryesor i kësaj ndeshjeje do të jetë Ante Čulina, që do të ketë ndihmën e asistentëve të tij Dario Kolarevic dhe Kristijan Novosel. Arbitër i katërt është caktuar të jetë Mateo Erceg. Përsa i përket Sallës VAR, arbitër do të jetë Mario Zebec, ndërsa asistent i tij, Ivan Vučković.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.