Xabi Alonso fiton betejën ligjore për vilën luksoze
Gjykata e Lartë e Drejtësisë e vendit bask ka rrëzuar vendimin që e shpallte të paligjshme vilën e trajnerit dhe bashkëshortes së tij, Nagore Aranburu.

Gjykata e Lartë e Drejtësisë e vendit bask ka vendosur në favor të ligjshmërisë së viles që trajneri Xabi Alonso ndërtoi bashku me bashkëshorten e tij, Nagore Aranburu, në malin Igeldo, një nga zonat më ekskluzive të San Sebastiánit.
Vendimi i jep fund një beteje të gjatë ligjore, e cila e kishte lënë pronën të pabanuar për rreth dy vjet. Vila, me një sipërfaqe mbi 1.000 metra katrorë dhe vlerë të përllogaritur rreth dy milionë euro, përfshin një pishinë dhe një bodrum prej afërsisht 500 metrash katrorë.
Çështja nisi pasi një gjykatë në San Sebastián e shpalli ndërtimin të paligjshëm, duke hapur një konflikt mbi rregullat e planifikimit urban dhe kushtet e ndërtimit të pronës. Si bashkia e San Sebastiánit, ashtu edhe kompania Tavaro XXI, e cila zotëron vilën dhe menaxhohet nga Aranburu, e apeluan vendimin.
Debati mori përmasa të tjera në qershor të vitit 2025, kur organizatat mjedisore Ekologistak Martxan dhe Haritzalde, së bashku me një shoqatë lokale, iu drejtuan Prokurorisë së Gipuzkoas për të raportuar parregullsi të mundshme në lidhje me ndërtimin dhe aksesin në pronë.
Me vendimin e ri, çështja merr një kthesë të rendesishme në favor të familjes Alonso. Pas dy vitesh larg kësaj prone, trajneri dhe bashkëshortja e tij mund të shohin më në fund fundin e një prej problemave të tyre më të gjata personale.