Pedagogët pengohen nga policia para Kuvendit: "Po luftojmë edhe për ju, boll më se po na vjedhin!"
Pedagogët janë penguar nga policia para Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, ndërsa përpilonin të bashkoheshin me protestat e studentëve. Situata është shoqëruar me tensione dhe debate mes pedagogëve dhe policisë.

Pedagogët janë penguar nga forcat e policisë teksa përpiqeshin të bashkoheshin protestuesve para Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Situata është shoqëruar me tensione dhe debate mes pedagogëve dhe efektivëve të policisë, të cilët kishin vendosur barriera metalike për të kufizuar kalimin e tyre.
Një prej pedagogëve ka thënë: "Çfarë do të bëni, mundje me pedagogët? Do bësh grusht me pedagogun? E fiton mo grushtin me pedagogun?".
Një pedagog tjetër ka hequr edhe kangjellat metalike të vendosura për të penguar kalimin drejt protestës. Ndërkohë, një tjetër pedagog pjesëmarrës në protestë ka mbajtur një fjalim kritik përballë efektivëve të policisë, duke u bërë thirrje të reflektojnë për qëndrimin e tyre ndaj studentëve dhe qytetarëve që kërkojnë ndryshim.
Gjatë fjalës së tij, pedagogu ka kritikuar ashpër situatën politike dhe ekonomike në vend, duke akuzuar pushtetin për vjedhje dhe duke theksuar se protesta nuk zhvillohet për interesa personale, por për një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët, përfshirë edhe punonjësit e policisë.
Ai ka ngritur gjithashtu shqetësimin për pabarazinë ekonomike, duke pretenduar se persona të lidhur me pushtetin zotërojnë pasuri të mëdha, ndërsa shumë qytetarë përballojnë vështirësi për të siguruar jetesën.
" Ai nuk e mbajnë, ai ka ikur. Por ju do t'ju vijë turpi, në anën e turpit të historisë. Nuk ju bëjmë gjë ne, as me të nuk merremi, por ka ardhur koha të ndryshojmë jetët tonë. Të gjithë bashkë, ne po luftojmë dhe për ju. Unë nuk kam asnjë hall, fëmijët e mi janë në punët e tyre. Por nuk shkon kështu, po na vjedhin o miq. Boll më. Çfarë bëni, ku e gjeni këtë urrejtje o miq? Kam 40 vite...gjysmën tuaj e kam bërë me diplomë", u shpreh një prej pedagogëve drejtuar efektivëve të policisë.
Përmes këtyre deklaratave, pedagogu ka kërkuar që punonjësit e policisë të mos i shohin protestuesit si kundërshtarë, duke argumentuar se kërkesat për ndryshim dhe përmirësim të kushteve të jetës prekin të gjithë shoqërinë.