Rama nxjerr shifrën e policëve të plagosur dhe i krahason me vendet e tjera ku ka protesta
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e studentëve në Tiranë, duke thënë se mediat nuk kanë pasqyruar në mënyrë transparente numrin e policëve të plagosur gjatë përplasjes me protestuesit.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me protestën që po zhvillohet prej më shumë se 1 jave në Tiranë. Përmes një statusi në faqen e vet në Facebook, Rama sulmon mediat që sipas tij nuk kanë pasqyruar në mënyrë transparente numrin e policëve të plagosur gjatë përplasjes me protestuesit. Ai ka nxjerrë shifrën e policëve të plagosur dhe e ka krahason me vendet e tjera ku ka protesta. Rama ka thënë se në vendet demokratike, numri i protestuesve të lënduar është shumë më i madh se numri i policëve të plagosur, ndërsa në Tiranë bilanci është i përmbysur. Ai ka akuzuar mediat për të ngritur dhunën dhe të promovuar terrorin psikologjik antishtet, duke e heroizuar një turmë të larmishme prej 1500 vetësh që nuk kishin asnjë fije gjë të përbashkët me hallet, problemet, nevojat, dhimbjet e shpresat e studentëve apo familjeve shqiptare. Rama ka thënë se mediat janë edhe më fajtorë për ditët e terrorit mbi popullin e Shqipërisë, se sa ata që hedhin qorrazi gurët e dhunës.