Aktualitet

Rama në Budva, merr pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit

1 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Kryeministri Edi Rama është në Budva, Mali i Zi për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit.

Foto nga burimi: Rama në Budva, merr pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, batuta e kryeministrit: Mali i Zi, i vetmi vend ku gjithnjë ke helikopter mbi kokë

Kryeministri Rama ndodhet sot në Budva, Mali i Zi për të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, i cili nis me seancë plenare “Një rajon në lëvizje: Ballkani Perëndimor duke formësuar të ardhmen e përbashkët të Evropës”.

Në mbërritjen e tij në samit së bashku me liderët e tjerë pjesëmarrës, Kryeministri Rama u shpreh: “Në fakt i vetmi vend ku ke gjithmonë helikopter mbi kokë sa herë që vjen. Ndërkohë që ndjehem mirë që jemi këtu sërish për ‘Procesin e Berlinit’. Një ritual i përvitshëm këtë vit po zhvillohet në këtë vend të jashtëzakonshëm. Dhe çfarë duhet të them më shumë? Jam këtu dhe i lumtur të vazhdoj me miqtë që janë në pritje. Nuk e di me pyetje, ka pyetje? Mirë. Faleminderit shumë”, u shpreh Rama para gazetarëve në hyrje.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.