Aktivisti: Binomi Rama-Berisha ka vrarë shpresën e shqiptarëve
Aktivisti Erjon Murataj ka kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke i bërë përgjegjës për humbjen e besimit të qytetarëve te politika dhe largimin e të rinjve nga Shqipëria.

Aktivisti Erjon Murataj ka deklaruar se qytetarët po kërkojnë prej 140 ditësh largimin e Ramës nga drejtimi i qeverisë. Ai argumentoi se kryeministri nuk mund të kërkojë më dialog me qytetarët, pasi e ka humbur mundësinë e komunikimit me ta. Murataj akuzoi gjithashtu policinë për mënyrën se si po përballon me protestuesit dhe cilësoi kundërshtimin qytetar si një përpjekje për të ndryshuar sistemin aktual politik.
Murataj përfshi edhe Sali Berishën në përgjegjësitë për situatën, duke pretenduar se rivaliteti politik mes Ramës dhe Berishës ka dëmtuar perspektiven e shqiptarëve, ka ndikuar në emigrimin e të rinjve dhe ka rënduar kushtet e jetës. Ai deklaroi se Rama duhet të reflektojë mbi drejtimin e tij politik dhe të reflektojë mbi situatën në vend.