Protestuesi kundër Ramës: "Tani kërkon dialog me dyer të blinduara, por ka 135 ditë që na përqesh"
Protestuesi kundër kryeministrit Edi Rama ka thënë se ai kërkon dialog me dyer të blinduara, por ka 135 ditë që qytetarët janë në shesh dhe ai i ka përqeshur. Ai pretendon se kryeministri është i trembur nga revolta studentore dhe se për muaj tërë ka injoruar kërkesat e qytetarëve.

Një prej pjesëmarrësve në protestën e studentëve ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se kreu i qeverisë është i trembur nga revolta studentore dhe se për muaj tërë ka injoruar kërkesat e qytetarëve.
Në një prononcim për mediat, protestuesi u shpreh se tubimet kanë ushtruar presion ndaj qeverisë, ndërsa kritikoi masat e sigurisë të ndërmarrë rreth Kryeministrit dhe ndikimin e tyre në aktivitetin ekonomik të kryeqytetit.
"Kjo protestë i ka kallur datën Edi Rama. E ka bërë në kufijtë e tij me paranojak të mundshëm, duke bllokuar pjesërisht ekonomianë e Tiranës. Ekonomia po ia fut duart në fyt. Edi Rama të marrë përgjegjësi për kërkesat që kanë studentët.
Dialog me dyer të blinduara nuk ekziston në asnjë vend, ai i blindon dyert e kryeministrit a thua se po vijë forca të një shteti tjetër për të pushtuar Shqipërinë. Kërkon dialog me dyer të blinduara? Me kë? Ka 135 ditë që qytetarët janë në shesh, i ka përqeshur dhe tani kërkon dialog. Edi Rama të marrë parasysh kërkesën e parë, që të largohet. Vetëm kështu i jepet zgjidhja kolapsit që ka kapur Shqipërinë sot.", tha ai.
Sipas protestuesit, thirrja e kryeministrit për dialog vjen pas një periudhe të gjatë protestash, gjatë së cilës, siç pretendon ai, kërkesat e qytetarëve nuk janë marrë parasysh.
Ai theksoi se dorëheqja e Edi Rama mbetet kërkesa e parë dhe e panegociueshme e protestuesve, duke e konsideruar largimin e tij nga detyra si zgjidhjen e situatës aktuale.
Në fund të prononcimit, protestuesi ironizoi edhe masat ndëshkuese të paralajmëruara nga kryeministri, duke iu referuar kufizimeve të mundshme në transport.
"Unë jam i shqetësuar për trenin, që nuk do të kem akses tek transporti me tren", u shpreh ai me ironi.
Media që s’e dorëzon pavarësinë e saj, i paraprine një qeverisje të ndershme. Pamfleti është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.