Aktualitet

Kryeministri Rama: "Hajde t'jua ndalojë të protestojnë studentët!"

3 min leximPublikuar më

Burimi: CNA ·

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të ndalojë studentët që protestojnë kundër qeverisë së tij, duke i kërkuar atyre të dialogojnë. Deklarata e tij është bërë në një kohë kur studentët janë në një revoltë kundër qeverisë së tij, pasi ata janë të akumuluar nga urrejtja qeveritare dhe sjellja diktatoriale ndaj protestuesve paqësorë.

Foto nga burimi: KUSH JE TI QË MË NDALON TË PROTESTOJ!

Shqipëria, atdheu ynë, ndodhet në një gjendje politike të trazuar, me zhvillim të pamjaftueshëm ekonomik, paqe sociale gjysmë e thyer në Shqipëri sot, më frikësojë! 140 ditë shqiptarët protestuan paqësisht, i treguan Evropës se ne vuajtëm në diktaturë, por jemi qytetarë të denjë të Evropës, e gjithë media ndërkombëtare i bëri jehonë protestueshët shqiptarë, e etiketuan si një mbrojtës të denjë të lirive dhe të drejtave të njeriut, si mbrojtës e flakët e mjedisit shqiptar, si një revolucion demokratik paqësor për zhvillimin e demokracisë.

Pjesëmarrja e shqiptarëve ishte mbi 100.000 qytetarë që e zbukuruan Tiranën përpara Evropës. Europa e quajti shembull për shoqëritë evropiane. Kryeministri Edi Rama e quajti protestën antiamerikane e anti-Trump! Një etiketim qesharak i një propagande komuniste globaliste.

Kjo protestë me famë botërore e popullit tonë dhe gjeneratës Z të rinisë shqiptare në Shqipëri u ndesh me përçmimin e Kryeministrit Rama, dhe partisë së tij kriminale, duke e quajtur rininë e vendit të tij, sorra, korba, iranianë, grekë, serbë, rusë, kinëzë! Nuk u ndaluan shqiptarët për lirinë e tyre as nga i nxehi i madh, as nga përçmimi i këtij Kryeministri vandal, dhe partisë diktatoriale përçmuese më të korruptuar në Evropë.

Sot e dëgjova tek Banka e Shtetit të kërcënonte si udhëheqësi shpirtëror i tij diktatori Enver Hoxha. Ai iu drejtoi shqiptarëve se do të dënojë studentët dhe familjet e tyre sepse revoltohen kundër diktaturës së tij. Ai ju deklaroi se do të ndalojë të udhëtoni në Evropë, të udhëtoni në tren, të paguani demet e shkaktuara nga revolta ndaj pushtetit të tij kriminal.

Këto ishin kërcënimet e këtij Kryeministri ndaj popullit të tij, se pse i kërkojnë dorëheqjen. Aq qesharak është bërë ky kloun i komunizmit, sa u drejtohet studentëve: Hajde të dialogojmë, po cili Kryeministër në Evropë i drejtohet popullit të tij kur i kërkon dorëheqjen se hajde të dialogojmë!

Dhe jo më pak se një muaj Kryeministri spanjoll dha dorëheqje dhe nuk iu drejtoi spanjollëve hajde të dialogojmë. Vetëm Rama u kërkon dialog protestuesve shqiptarë kur ata i kërkojnë dorëheqje. Dhe kërcënimi më i madh i tij ishte të ndalojë protestat me ligj, dhe asnjë media nuk e penalizoi për këto lajm tronditës diktatorial që përdor ky biri i ekzekutorit të poetit Havzi Nela, ky përçmues, diktatori i dytë i popullit shqiptar mbas Enver Hoxhës.

Vetëm Shqipëria do të ngelë në librin Guinness që ka Kryeministër një bir ekzekutor, dhe se qeveris një parti që ka kryer krime monstruoze ndaj shqiptarëve. Kur dëgjova deklaratat e këtij diktatori po i drejtohem publikisht si një aktivist i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, si një qytetar i këtij vendi që pushkatimet, mbytjet në hetuesi, dhe burgimet politike më kanë shoqëruar përgjatë diktaturës komuniste.

Si Përfaqësues i të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë!

Në emër të antikomunistëve shqiptarë që e lanë Shqipërinë me gjak po u drejtohem:

Kush je ti që më ndal të drejtën të protestoj në vendin tim!

Kush je ti që dhuron studentët që kërkojnë demokraci!

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.