Profesor i nderuar, Edip Mulla, ndahet nga jeta
Profesor i nderuar, Edip Mulla, ka ndarë jetën e tij në moshën 89-vjeçare. Ai ishte një intelektual i cili edukoi breza të tërë dhe kishte njohuri të jashtëzakonshme në fushën e letërsisë dhe historisë.

Profesor i nderuar, Edip Mulla, është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare, në ditën e 21 tetor 2026. Ai ishte një intelektual i cili edukoi breza të tërë dhe kishte njohuri të jashtëzakonshme në fushën e letërsisë dhe historisë.
Profesor Mulla u lind në 15 qershor të vitit 1937 dhe përfundoi shkollën pedagogjike me korrespondencë. Ai përfundoi Arsimin e Lartë dhe u diplomua në degën Gjuhë-Letërsi. Prej më shumë se 40 vitesh ka punuar në arsim dhe misionin e tij si mësues e ushtroi në shumë shkolla në 10 fshatra.
Vitet e fundit të misionit të tij i mbylli në fshatin Petrushë, ku qëndroi për 26 vite. Pasioni i tij më i madh ishte Gjuha dhe Letërsia, por edhe teatri dhe kinematografia. Familjarët e tij e shquajnë profesorin për një kujtesë fenomenale, ishte njohur për ngjarje që kishin ndodhur shumë dekada më parë.
Jeta e tij ka qenë me sfida dhe humbje të njëpasnjëshme. Familjarët e tij tregojnë se humbjet e më dashurve të tij e renduan shumë gjendjen e tij emocionale. 8 vite më parë ka humbur bashkëshorten e tij, e cila po ashtu shërbente si mësuese.
Në vitet e fundit, profesori u përkushtua të shkruante gjenealogjinë e familjes së tij, ku pasqyroi në 9 breza, një kujtim dhe një punë e jashtëzakonshme e lënë trashëgimi për të gjitha brezat që do të vijnë më pas nga familia Mulla.
Profesor i nderuar, Edip Mulla, do të mbahet gjithmonë mend si një njeri i nderuar dhe i respektuar nga e gjithë shoqëria, e cila ka pësuar një humbje të madhe pas largimit të tij nga jeta.