Aktualitet
Protestuesit largojnë stolat e gurit me ftesat e Ramës për dialog
Protestuesit kanë marshuar përgjatë bulevardit dhe janë ndalur në sheshin para Kryeministrisë, largojnë stolat e gurit me ftesat e Ramës për dialog.

Pasi qëndruan për rreth dy orë para ambienteve të Parlamentit, një grup protestuesish kanë marshuar përgjatë bulevardit dhe janë ndalur në sheshin para Kryeministrisë. Me të mbërritur aty, disa prej tyre kanë larguar stolat prej guri, mbi të cilët kryeministri Edi Rama kishte vendosur këtë të enjte ftesat për dialog.