Aktualitet

Sekuestrimet e pasurive të vëllezërve Çopja, një tjetër hakmarrje për të drejtën e ligjit

2 min leximPublikuar më

Burimi: Reporter.al ·

Sekuestrimi i pasurive të vëllezërve Çopja, një tjetër hakmarrje për të drejtën e ligjit

Foto nga burimi: SPAK sekuestron 800 mijë euro pasuri të grupit Çopja

Prokuroria e Posaçme, SPAK, sekuestron 800 mijë euro pasuri të vëllezërve Çopja, anëtarë të një organizate të trafikut të drogës. Nga hetimi pasuror i kryer ndaj anëtarëve të kësaj organizate, janë evidentuar pasuri të paluajtshme në emër të dy shtetasve A. Ç dhe F.C. dhe personave të lidhur, që dyshohet se janë krijuar me të ardhurat e përfituara prej trafikut të drogës. Nën sekuestro janë vendosur një ngastër toke e llojit arë, me sipërfaqe 2000 m2 në Sharrë të Tiranës, si dhe kuotat e shoqërisë tregtare “Check Company” sh.p.k. me seli në rrugën e Dibrës në Tiranë si dhe 25 automjete. SPAK po heton nën masa sigurimi 16 persona si anëtarë të kësaj organizate, për veprat penale, trafikim i lëndëve narkotike, pastrim i produkteve të veprës penale, grup I strukturuar criminal dhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal. Sipas SPAK, organizata kriminale me shtrirje të gjerë ndërkombëtare bashkëpunonte me grupe të tjera kriminale për të lehtësuar transportet e lëndëve narkotike drejt porteve evropiane dhe investonte fitimet e mëdha në prona dhe biznese në Shqipëri dhe jashtë saj. Për të realizuar hetimin është bashkëpunuar me EUROPOL, autoritet belge, franceze, holandese, gjermane dhe italiane, duke u bazuar në analizën e të dhënave të komunikimit të enkriptuara të platformës SkyECC. Nga hetimet janë zbuluar dërgesa shumëtonëshe kokaine nga Amerika Latine drejt porteve kryesore të BE-së, përfshirë Hamburgun, Anversën, etj. Gjithashtu, SPAK bënë me dije janë evidentuar rolet përkatëse të secilit prej pjesëtarëve të grupit kriminal si dhe është dokumentuar i gjithë zinxhiri i transferimit të shumave monetare të përfituara nga aktiviteti kriminal. Grupi për të cilin prokurorët besojnë se drejtohet nga vëllezërit Çopja u përfshi në një përplasje të përgjashkshme me një grup rival në zonën e Elbasanit, gjë që solli, mes viteve 2018 e 2023, një seri të gjatë atentatesh dhe vrasjesh të ndërsjella. Krerët e grupit, Franc Gergely (Çopja) dhe Hajdar Çopja janë arrestuar në Dubai.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.