"Rrezikon të humbasësh zgjedhjet" - Vuçiç leksione Ramës: U tregove i butë me protestuesit
Ish-presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka komentuar situatën në Shqipëri dhe protestat kundër qeverisë së mikut të tij politik, Edi Rama.

Ish-presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka komentuar situatën në Shqipëri dhe protestat kundër qeverisë së mikut të tij politik, Edi Rama. Gjatë një debati televiziv, Vuçiç deklaroi se nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do të humbiste ato. Vuçiç tha se Rama ka gabuar duke u treguar i butë me protestuesit dhe se ai rrezikon humbjen e zgjedhjeve. "Ka bërë një gabim. Edi besoi më gjatë se unë se mund të zbuste me diçka. Dhe gaboi, humbi kohën. Dhe ata tani... nëse e detyrojnë të shpallë zgjedhje, do të ketë shumë të vështirë të fitojë ato zgjedhje. Tani gjithçka më duket irracionale. Sepse ai është një nga asetet më të madhe të Shqipërisë, pavarësisht se si e sheh secili këtë," pohoi Vuçiç.