Dhoma Amerikane e Tregtisë: Protestat kanë shkaktuar dëmtime dhe pasiguri për bizneset
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri ka deklaruar se shumë biznese janë përballuar me dëmtime dhe ndërprerje të aktivitetit, dhe kanë shprehur ndjesinë se kanë mbetur pa mbrojtjen e nevojshme nga institucionet përgjegjëse.

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri ka reaguar në lidhje me protestat në Shqipëri. Në deklaratën e tyre, thuhet se shumë biznese janë përballuar me dëmtime dhe ndërprerje të aktivitetit, ndërsa kanë shprehur ndjesinë se kanë mbetur pa mbrojtjen e nevojshme nga institucionet përgjegjëse.
Sipas Dhomes Amerikane të Tregtisë në Shqipëri, paqëndrueshmëria mund të kërkojë vazhdimësinë dhe ekzistencën e bizneseve, me pasoja afatgjata për ekonominë në tërësi. Në deklaratën e tyre, u nxit Qeveria, institucionet përgjegjëse dhe të gjithë aktorët të përfshirë të bashkëpunonin për zgjidhjen sa më shpejtë të situatës aktuale.
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri ka deklaruar se garantimi i sigurisë publike, mbrojtja e njerëzve dhe pronës private, respektimi i shtetit të së drejtës dhe parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm kërkojnë angazhim dhe veprime të koordinuara nga institucionet përgjegjëse.
Të gjithë aktorët, të përgjegjësinë të veprojnë në mënyrë konstruktive, të refuzojnë dhunën dhe të kontribuojnë në krijimin e kushteve për një dialog kuptimplotë, përmes të cilit shqetësimet legjitime të mund të adresohen në përputhje me mekanizmat demokratike.
Situata aktuale duhet parë në kontekstin më të gjerë të sfidave me të cilat përballet mjedisi i biznesit në Shqipëri. Prej viteve, Dhoma Amerikane e Tregtisë ka qenë e angazhuar në mënyrë aktive me institucionet publike, duke paraqitur rekomandime dhe propozuar ndryshime në projektligje, akte nënligjore dhe masa të tjera rregullatore që ndikojnë në komunitetin e biznesit. Pavarësisht këtyre përpjekjeve të vazhdueshme, shumë prej shqetësimeve dhe rekomandimeve të anëtarëve të tyre nuk kanë marrë vëmendjen dhe konsideratën e duhur. Konsultimi efektiv me komunitetin e biznesit është thelbësor për hartimin e politikave të qëndrueshme, forcimin e besimit te institucionet dhe krijimin e një klimë investimesh të parashikueshme dhe konkurruese.
Edicioni më i fundit i Indeksit të Biznesit të Dhomes Amerikane, AmCham Business Index (ABI) 2025–2026, evidentoi gjithashtu sfidat me të cilat përballen bizneset, përfshirë korrupsionin, monopolet dhe konkurrencën e pandershme, burokracinë dhe informalitetin, krahas një rëniesë të ndjeshme të perceptimit mbi klimën e biznesit.
Këtyre sfidave të vazhdueshme u shtohet sot edhe pasiguria e krijuar. Sipas raportimeve që na janë përcjellë, shumë biznese janë përballuar me dëmtime dhe ndërprerje të aktivitetit, ndërsa kanë shprehur ndjesinë se kanë mbetur pa mbrojtjen e nevojshme nga institucionet përgjegjëse. Pas çdo biznesi qëndrojnë punonjës dhe familje, të ardhurat dhe siguria e të cilëve varen nga vijimësia e punës.
Paqëndrueshmëria e zgjatur mund të kërkojë vazhdimësinë dhe ekzistencën e bizneseve, me pasoja afatgjata për ekonominë në tërësi. Është po aq shqetësuese që pasiguria lidhur me mbrojtjen e njerëzve dhe pronës mund të cenojë besimin e investitorëve vendas dhe të huaj, duke ndikuar në vendimet e tyre për investime në Shqipëri.
Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri u bën thirrje Qeverisë, institucionet përgjegjëse dhe të gjithë aktorët të përfshirë të bashkëpunonin për zgjidhjen sa më shpejtë të situatës aktuale. Veprimet e menjëhershme, të koordinuara dhe të përgjegjshme janë thelbësore për uljen e tensioneve, garantimin e sigurisë publike, mbrojtjen e njerëzve dhe të pronës publike e private, si dhe ruajtjen e vijimësisë së aktivitetit të bizneseve.