Merz: Pa reforma në sundimin e ligjit, nuk ka përparim drejt BE-së
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka deklaruar se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është një domosdoshmëri gjeopolitike dhe se përparimi drejt anëtarësimit në BE kërkon reforma të guximshme në fushën e sundimit të ligjit.

Gjatë konferencës për shtyp në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit, të mbajtur në Sveti Stefan të Malit të Zi, Merz theksoi se Ballkani Perëndimor nuk duhet të shndërrohet në një arenë e rivalitetit mes fuqive të mëdha, ndërsa nënvizoi rëndësinë e përshpejtimit të procesit të Integrimit Evropian.
Sipas kancelarit gjerman, perspektiva e anëtarësimit në BE është thelbësore për garantimin e stabilitetit në rajon dhe forcimin e pozitës së Evropës në arenën ndërkombëtare. Ai vlerësoi përparimin e Malit të Zi drejt anëtarësimit në BE, duke shprehur bindjen se edhe vendet e tjera të rajonit duhet ta ndjekin këtë rrugë.
Merz theksoi gjithashtu se Bashkimi Evropian synon të mundësojë hapa konkretë drejt integrimit gradual, në mënyrë që vendet kandidate të afrohen me institucionet dhe tregun e përbashkët evropian.
Kancelari gjerman nënvizoi gjithashtu se përgjegjësia për përparimin e procesit të Integrimit nuk u takon vetëm vendeve anëtare të BE-së, por vullneti politik dhe reformat e nevojshme duhet të vijnë nga vetë vendet e Ballkanit Perëndimor. Merz theksoi se reformat e guximshme, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, janë parakushte të domosdoshme për çdo përparim drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Fjala e Kancelarit gjerman, Friedrich Merz:
Sot jemi mbledhur në Sveti Stefan për Samitin e Procesit të Berlinit. Fillimisht, deshiroj të falënderoj Qeverinë e Malit të Zi për mikpritjen dhe punën e saj të përkushtuar gjatë kryesimit të Procesit të Berlinit. Mali i Zi është një mikpritës i shkëlqyer. Për mua, kjo është vizita e dytë në Mal të Zi gjatë këtij viti. Herët e fundit isha këtu në qershor, kur mora pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor. Sot jam kthyer me kënaqësi për dy arsye.
Së pari, përmes kësaj vizite deshiroj të përcjell një mesazh qytetarëve të Malit të Zi: Qeveria Federale Gjermane i sheh përparimet e madhe që vendi juaj ka bërë në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Ne deshirojmë që Mali i Zi dhe Evropa të korrin shpejt frytet e kësaj pune. Së dyti, vetë Procesi i Berlinit është një çështje që kam vërtetuar për zemër. Ky proces synon të afrojë më shumë vendet e Ballkanit Perëndimor me njëri-tjetrin dhe me Evropën.
Që nga viti 2014 kemi arritur shumë, por kjo punë është veçanërisht e rëndësishme pikërisht sot. Mesazhi i këtij samiti është: Le të vazhdojmë me vendosmëri përpara në këtë rrugë. Sot, kjo është një domosdoshmëri gjeopolitike. Ballkani Perëndimor nuk duhet të shndërrohet në një vend ku fuqitë e mëdha rivalizojnë për ndikim. Është në interesin tonë të përbashkët që rruga e vendeve të rajonit drejt Bashkimit Evropian të jetë e pakthyeshme.
Vetëm kjo perspektivë e përbashkët e integrimit në tregun e brendshëm evropian dhe në institucionet e Bashkimit Evropian do të krijojë stabilitetin e nevojshëm për të gjithë rajonin. Se sa urgjente mbetet kjo çështje, e demonstron lufta brutale agresore e Rusisë kundër Ukrainës, për të cilën kemi diskutuar gjithashtu sot. Vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin Evropës, si gjeografikisht, ashtu edhe politikisht. Për një kohë të gjatë, kjo ishte thjesht një shprehje që përdorej në fjalime të bukura. Por gjatë muajve të fundit kemi arritur më në fund të bëjmë hapa konkretë përpara në këtë drejtim.
Mali i Zi është në rrugën më të mirë për t'u anëtarësuar shpejt në Bashkimin Evropian. Vendet e tjera duhet ta ndjekin dhe do ta ndjekin këtë rrugë. Përpara se të...