Rama ironizon pedagogët dhe refuzimin e tyre për dialog: Erdhën përsëri në bulevard
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar pedagogët dhe refuzimin e tyre për dialog, duke i quajtur në thonjëza dhe duke vendosur imazhin e një klouni në fund të fjalisë.

Duket se në tre ditë komunikim virtual me pedagogët, kryeministri Edi Rama ka thuajse të njëjtën përgjigje pasi këta të fundit e refuzojnë. Rama publikon në rrjetet sociale pjesë nga mbledhja e tyre para kryeministrisë dhe shkatërrimi i karrigeve, sikurse ka bërë edhe sot ku shihen disa persona duke zhvendosur “stolat” e betonit që kreu i qeverisë kishte nxjerrë para zyrës së tij. Rama sërish i ka ironizuar duke i quajtur në thonjëza pedagogë, ndërsa në fund të fjalisë ka vendosur imazhin e një klouni. “Dhe ‘pedagogët’ erdhën përsëri… 🤡”, shkruan Rama.