Ivan Balliu dhe shokët e tij gati për vendimin e papritur në La Liga
Tifozët e Rajos planifikojnë të hedhin karta abonimi dhe topa plastikë në fushë për të protestuar kundër presidentit Raul Martin Presa, ndërkohë që lojtarët e Rajos, ku ndodhet Ivan Balliu, pritet të mos luajnë minutën e parë në shenjë proteste.

Ndeshja mes Rajo Vajekanos dhe Elçes, të shtunën prej orës 14:00, rrezikon të shoqërohet me protesta kundër presidentit Raul Martin Presa. Tifozët e Rajos planifikojnë të hedhin në fushë mijëra karta abonimi me imazhin e tij, si edhe 8500 topa plastikë që përdoren për argëtim nga fëmijët. Lojtarët e Rajos, ku ndodhet Ivan Balliu, pritet të mos luajnë minutën e parë në shenjë proteste. Situata është mjaft serioze mes tifozëve dhe presidencës.
Nuk përjashtohet as hyrja e tifozëve në fushë. Kujtojmë se klubi u gjobit me 6 mijë euro dhe u ndëshkua me mbyllje të pjesshme të stadiumit pas ndërprerjes së ndeshjes së kaluar në shtëpi me Atletik Bilbaon. Sfida tjetër, pikërisht e 24 tetorit në shtëpi, po shton tensionin te Rajo. Aty ku Balliu me shokë mund të përballen me situatë të paprecedent. Takimi ndaj Bilbaos ndërkohë u ndërpre pas avionëve prej letre në fushë dhe topave plastikë.