Romano Prodi: Demonstratat në Itali janë pa objektiv dhe shkatërruese
Ish-kryeministri italian Romano Prodi ka shprehur shqetësimin për aktet e dhunës dhe shkatërrimit në Milano gjatë demonstratave të fundjavës. Ai ka thënë se ka parë shumë demonstrata në jetën e tij, por asnjë nuk ishte e tillë.

Ish-kryeministri italian Romano Prodi ka shprehur shqetësimin për aktet e dhunës dhe shkatërrimit në Milano gjatë demonstratave të fundjavës. Ai ka thënë se ka parë shumë demonstrata në jetën e tij, por asnjë nuk ishte e tillë.
Prodi tha se ishte tronditur nga fakti se demonstratat nuk kishin një objektiv të qartë dhe dukeshin të përqendruara tek shkatërrimi dhe dhuna. "Kam parë shumë demonstrata gjatë jetës sime, por nuk kam parë kurrë demonstrata pa flamuj, pa një objektiv, vetëm për shkatërrim, për dhunë në vetvete", tha ai.
Ai theksoi se një nga aspektet më shqetësuese është pasiguria lidhur me kohëzgjatjen e këtij fenomeni, i cili mund të përfundojë shpejt, por mund të vijojë edhe për një periudhë të gjatë. "Kjo më shqetëson jashtëzakonisht shumë, sepse mund të përfundojë nesër, por këto gjëra mund të zgjasin shumë në kohë. Prandaj duhet të jemi vërtet shumë të kujdesshëm", deklaroi ish-kryeministri italian.
Ai nënvizoi gjithashtu se dhuna duhet dënuar në çdo rrethanë, por se është e nevojshme të analizohen edhe problemet që qëndrojnë pas këtyre episodeve, me qëllim parandalimin e përsëritjes së tyre. "Dhuna duhet të dënohet në çdo mënyrë", theksoi Prodi, duke shtuar se duhet të nisë një përpjekje për të kuptuar çfarë duhet bërë që ngjarje të tillë të mos përsëriten.