Koçeku sërish kundër Ramës: Qeveria mbulon dhunën në protesta me statistika
Deputetja e larguar Marjana Koçeku ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për të mbuluar dhunën policore gjatë protestave të studentëve me statistika.

Deputetja e larguar nga PS, Marjana Koçeku, ka ndarë një reagim mbi deklaratat e kryeministrit Edi Rama për protestën e studentëve. Ajo shprehet se kryeministri po mbulon dhunën policore përmes statistikave.
Duke u referuar fjalimit të Ramës në samitin e sotëm në Mal të Zi, Koçeku shprehet se kryeministri nuk dha fakte kur foli për protestën e studentëve, por i dha municion militantëve të tij. Ajo ka publikuar edhe një tabelë të dhënash mbi protestat, që ajo e konsideron si shifra e së kaluarës, pa kontekst dhe pa argument.
"Ai nuk dha fakte kur foli për protestën e studentëve. Por u dha municion militantëve të tij. Shikoni tabelën e tij. I krahason protestat e sotme me ngjarje të viteve 2010-2019 në Evropë, pa kontekst, pa periudhë të sakta, pa të thënë çka ka ndodhur realisht. Tu sjelle shifra e së kaluemes sikur të ishin të ngjarjeve të fundit. Një numër pa kontekst nuk ka si me qenë argument, por spekulim," tha Koçeku në një postim në rrjetet sociale.
Ajo shtoi se studentët nuk kërkojnë shumë. "Thjesht kërkojnë një qeveri që i gjen. Një qeveri që nuk i rrah. Një qeveri që paratë e dijes nuk i çon për të shpërblye ata që i rrahin," tha Koçeku.
Ajo përfundoi duke thënë se një qeveri demokratike i jep llogari rinisë. "Nuk e mbulon dhunën me statistika," tha ajo.