Akademiku kritikon deputetët: Humbën rastin për zgjidhje politike, janë zhgënjyes
Akademiku Artan Fuga ka kritikuar deputetët për mosmarrëveshjet e tyre në Kuvend, duke thënë se ata janë zhgënjyes dhe të pa-sinqertë.

Akademiku i njohur, Artan Fuga, ka ndarë një reagim me nota kritike lidhur me përplasjet mes deputetëve në seancën plenare që u mbajt sot në Kuvend. Në një postim në rrjetet e tij sociale, Fuga shpreh se edhe sot deputetët bënë atë që s'duhej, bënë sikur u grindën me grushta, në vend të paktës të propozonin, në mos të jepnin zgjidhjen politike që shoqëria pret. Akademiku shkruan se deputetët janë jo vetëm zhgënjyes, por edhe të pasinqertë, dhe se u ka rënë besueshmëria në popull. "Edhe sot deputetët bënë atë që s'duhej, bënë sikur u grindën me grushta, në vend të paktës të propozonin, në mos të jepnin zgjidhjen politike që shoqëria pret. Ata vërtetë janë zhgënjyes, të pa-sinqertë, rastin që kishin e humbën!" - shkruan Fuga.