PDK-ja kërkon rishqyrtimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga presidentja Justina Shiroka-Pula që ta rikthejë në Kuvend Ligjin për Dhomat e Specializuara për rishqyrtim.

PDK-ja ka kërkuar nga presidentja Justina Shiroka-Pula që ta rikthejë në Kuvend Ligjin për Dhomat e Specializuara për rishqyrtim. Në një komunikatë për media, PDK-ja thotë se synon adresimin e elementeve që mund ta pengojnë zbatimin e ligjit. PDK-ja vlerëson se rishqyrtimi do të mundëson plotësimin e dispozitave të caktuara dhe forcimin e sigurisë juridike të ligjit, në funksion të interesit shtetëror dhe garantimin e plotë të të drejtave kushtetuese të çlirimtarëve të cilët po gjykohen pranë Dhomave të Specializuara. PDK-ja ka thënë se mbrojti e UÇK-së, e vlerave të luftës çlirimtare dhe mbështetja për çlirimtarët në Hagë mbeten përgjegjësi të panegociueshme. Ligji është i finalizuar në pjesën dermuese të tij. Rishqyrtimi synon një verifikim përfundimtar profesional dhe adresimin e elementeve që mund të pengojnë zbatimin e tij. PDK-ja ka ftuar ekspertë dhe Avokatin e Popullit që t’i paraqesin propozimet konkrete. Kjo parti ka thënë se gatishmëria për ta përmirësuar ligjin s’shtë në asnjë mënyrë tërheqje prej tij. PDK-ja nuk do të heqë dorë nga hyrja e tij në fuqi asesi. Qëndrojmë prapa nismës sonë, kërkesës së qytetareve dhe zotimit për të mos i lënë vetëm çlirimtarët tanë. Po ashtu, PDK-ja ka thënë se po punon për strategji të koordinuar shtetërore për apelin, sigurimin e fondeve të nevojshme dhe mbështetjen për mbrojtjen e katër ish-udhëheqësve të UÇK-së. Mbështetja për apelin dhe finalizimi i ligjit duhet të ecin së bashku. Më 6 tetor, Kuvendi miratoi ndryshime në Ligjin për Specialen, me nismën e PDK-së. Qëllimi i ligjit që kufizimi i mandatit të Gjykatës Speciale në kohë, territor e në lënd. Kuvendi e mori vendimin pas denimit të katër ish-udhëheqësve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi me 81 vjet burgim nën akuzat për krime lufte.