Politikë
Studentët para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Studentët dhe qytetarët kanë mbajtur një protestë maratonë para Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Një protestë maratonë e studentëve dhe e qytetarëve është mbajtur sot më 22 tetor. Protesta ka nisur që në orën 09:00 përpara parlamentit, ku pati edhe tensione në seancë, ku u diskutua protesta. Qytetarët vijojnë që të jenë në sheshe dhe tashmë ndodhen përpara Kryeministrisë. Numri i tyre është shtuar ndjeshëm. Kërkesa e studentëve është një dhe ajo është largimi i kryeministrit Edi Rama. Ditën e shtunë është thirrur një protestë e madhe kundër qeverisë.